Latest

“Pse është anuluar projekti (South Stream ) Linja Jugore”

Articles/makaleler

  /   1381   /   03 February 2015, Tuesday

Mediae Lire -Politika Akademisi
 Print
Ky studim, është përgaditur enkas nga H.Çiğdem Yorgancıoğlu, për pyetjen/t e projektit me titull ” Pse është anuluar projekti (South Stream ) Linja Jugore pas 7 viteve ? ” lënda: Metedologjia e Hulumtimeve dhe Analizave Politike- Universiteti i Prishtinës/ Politikat Ndërkombëtare, Programi Mastër. Të drejtat autoriale Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Të gjitha të drejtat autoriale i takojnë H.Çiğdem Yorgancıoğlu, e cila e ka realizuar këtë analizë. Puna specifike në bazë të pyetjeve të projektit me titull ” Pse është anuluar projekti (South Stream ) Linja Jugore” lënda: Metedologjia e Hulumtimeve dhe Analizave Politike- Universiteti i Prishtinës/ Politikat Ndërkombëtare, Programi Mastër. Në bazë të ligjit me numër 5846 të pronësisë intelektuale dhe artistike, Pronarja e projektit Esma Bunjaku dhe ekipi I projektit të cilin e autorizon, kanë të drejten e shpërndarjes së kësaj vepre, në gjuhen Turke ose Shqipe.

  

“Pse është anuluar projekti  (South Stream ) Linja  Jugore”

1-    Kriza mes Rusis dhe Ukraines dihet se ka luajt një rolë në anulimin e projektit South Stream. Pra kjo krizë a mund të jetë  e para  sipas rëndësisë ?

    Para se gjithash  Rusia, për arsye që mendonte  se janë  të  rrezikshme  linjet e gazit natyrore mbi  token e Ukraines, kishte   vendosur  të  vlerëson dhe  rrugë të ndryshme në  ndërtimin e nje linjeje të re. Synimi ishte  një linje e re  drejt Europes e cila do te fuste në pazare edhe rajonin e Ballkanit , pra duhet  ditur se, ishin bërë  kalkulimet e shpenzimeve  lidhur me diversitetin e rrugëve  të tjera dhe të shpërndarjes se gazit.  Duke marr parasysh  bërthamen e projektit  si  marrëveshja e nënshkruar në vitin 2006 me Serbinë dhe zotimin e shteteve Ballkanike për shërbimet në kuadër të projektit ndaras Europes, në këtë mënyre duke bërë by pass  drejtimin e  Europes mori trajten.  Rusia, drejtimin e  linjes  synonte  ta bartë në Bullgari, (sado që tani është një shtetë i BE-së) prej aty  në Greqi, përmbi Greqi  në Itali;  Dhe  me një linje  nëpërmjet Serbisë, që  do të arrinë në linjat ekzistuese në qendër të Europes, linjë e cila do të kalonte nëpërmjet shteteve Sllavo-Ortodokse, ka për qëllim fitimin ekonomik dhe  politik.

 

Përpos  relacionit  ekonomiko- politik  mes Rusisë dhe Europes  faktori i tretë  është SHBA-ja, e cila ndërhynte në mënyra të ndryshme dhe dihet që  në këto  ndërhyrje ekziston dhe dimensioni ushtarak. Reagimi i Rusisë kundër  qëllimit dhe planit  të  zgjerimit të NATO-s  shihet në dy shëmbuj në Poloni dhe në Gjorgji. Në këtë periudhë Rusia i aktivizojë bateritë raketore në Kaliningrad dhe ua solli ndërmendë shetëve Europiane se valvula e gazit ishte në duart e saj. Ndërsa ndërhyrja e  drejtëpërdrejtë  ushtarake në Gjorgji - Osetia dhe veprat e tilla tregojnë se Rusia ndihet më e fuqishme përkundër para 20 viteve, për ti mbrojtë  interesat e veta. Nëse analizohet në këtë kontekst disa analista krizen e Ukraines 2014 elaborojnë si ndarje e Ukraines  kundër Sirisë, kjo mundësi të jetë ose jo e vërtetë, në anën e Rusisë  është  mbetur  edhe  si humbje edhe si fitore.

Është mbetur si  fitore sepse Rusia, prej kohes Cariste në hapësiren kohore ka përcjellur strategji të fitoreve të vogla por të sigurta, gjithashtu aneksoj Krimenë dhe arriti  të ndërtoj  kontrollë në një rajonë të rëndësishëm në Detin e Zi. Pra si humbje, sepse projekti  7 vjeqarë South Stream jo vetëm që është anuluar, por me sanksionet që  i shtrohen Rusisë  dhe ulja e çmimit  të naftës këtë shtetë e detyroi të paguajë  një çmim ekonomike qoftë tani për tani. Është e vërtet se Kriza e Ukraines solli një Butterfly effect ( efekti i flutures ) sanksionet perëndimore dhe ulja e çmimit të naftes  së papërpunuar shkaktojë një presion mbi ekonomin  Ruse që mund të quhet si krizë, sepse ruble  brenda disa muajve të shkurtë, humbi vlerë prej 50 %,  norma e rritjes qe u pritke të jetë 4 %  nuk ishte e mundur të realizohej dhe sipas qarqeve politike dhe ekonomike Ruse, kjo gjendje vazhdon sëpaku  edhe dy vite.

 

Kur të  analizojmë mbi  këto të dhëna, Korporata e gazit natyral shtetërore Ruse, Gazpromi  kërcenimin e saj me ndërpremjen e gazit  mbi Ukrainen kur e ndërlidhi me borxhin e Ukraines në Gazprom e detyrojë në këtë mënyrë  Ukrainen që  ta paguante  një pjesë të konsiderueshme të këtij borxhi, këtu  është  e rëndësishme të shihet aftësia e Rusisë, se qysh mund të vishet petku  i reagimit politik  mbi  atë ekonomik.

Rusia ka pasur suksesë  duke vepruar në këtë mënyre dhe në vitet 2006 -2009. Nuk mund të jetë e pa saktë  mendimi se, krizen aktuale të Ukraines mes BE-se dhe Rusisë, Rusia e shëndrroi në fitore duke  aneksuar Krimenë. Europa  që mbeti mes reagimeve të SHBA-së dhe të Rusisë dhe udhëkryqi që u paraqit pas kësaj, është se, Europa t’iu kapen sanksioneve dhe Rusia të zhvillojë   alternativa si kundër reagime, sa mund të shkojnë palët tutje në rrugen e tyre të zgjedhur është e rëndësishme  dhe për të ardhmën e lidhjeve  të SHBA-së me Europen.

 

Fuqizimi i mbështetjes Ruse qeverisë së Sirisë pas krizes së Ukraines, ( e cila ishte si arsyeja parësorë në anulimin e projektit,) mendojet që do ta qon perendimin në presion dhe në të ardhmen, mbi ato shtetet mbi cilat ka ndikim kundër  të një zhvillimi në favor të Rusisë. Por  mund të thuhet se, Rusia që është si akter rajonal  ka kalkuluar dhe këtë gjë, prandaj është duke u munduar të krijojë një projektë politikë për krizen Siriane e cila do të përfshinë dhe opozitarët. Në këtë kontekst shihet qartazi se sa janë të  rëndësishme negociatat që do të mbahen mes dates 26-29  janar  2015 në Moskë në  mes qeverisë së Sirisë si dhe opozites.

 

Përfaqësuesi i SHBA-ve  Marie Harf, edhe pse beson  se nuk është  legjitim dhe duhej të tërhiqet  Presidenti i Sirisë Beshar Esed, deklarimi  i të cilit, se, duhet të  jetë në  tryezë qeveria e Sirisë për zgjidhjen e krizes, është një zhvillim, por është pikëpyetje  për rezultatet e projektit trajno-pajise e cila pret në tavoline dhe nuk flitet për të cilen nepër media, por në arenen diplomatike  shëmbulli i Libisë ruan  jetësine e saj  dhe mund të theksojm se, në kornizen e gjerë, Rusia do të qëndron e matur karshi deklaratave të SHBA-së. Anën tjetër duhet të vëm re, se aleatet e Rusisë, Kina, İrani, India dhe Brazili edhe pse duken të pa interesuara, nuk janë të pavarur nga ndikimet e përdorimit të burimeve, në Lindjen  e Mesme në  Azi  dhe në veçanti në projektin South Stream.

 

 

 

2-    Arsyet tjera kryesore ?

 

Fillimisht duhet të theksojmë se projekti South Stream është  projekt i fokusuar politikisht.

Kur ta vlerësojmë anën politike krahas fizibilitetit ekonomik dhe anen financiare shihet se, tubacioni  South Stream, 932 km në Detin e Zi dhe 1.455 km në Europë, në total është dashur të  jetë me gjatësi 2.386 km. Vetëm pjesa e Detit të Zi llogaritej të arrite 22 miliard dollarë Amerikane. Por itenerari (rruga) e Linjes së kaltërt e cila kalon mbi Turqinë, meqenëse do ta shkurtonte kalimin në Detin e zi prej 2.100 km kostoja do të binte afro 10.000 miliard dollarë Amerikane që nënkuptonte një frymarrje për ekonominë Ruse, e cila ka stagnuar në njëfarë mënyre nga rënja e  rreptë  e çmimit të naftes të pa përpunuar. Tubacioni i gazit Rus është dashur të kaloj nën fund Detit të Zi në Varna, radhazi në Serbi,  Hungari dhe mbi Sllovenin duke u zgjeruar kështu deri në Itali.  Pa leje të Bullgaris fillimi për ndërtim të tubacionit të gazit natyral nën Detin e Zi, ishte e pamundur. Megjithatë, në Bullgari nuk kishte leje për ndërtim. Edhe pse çështja duket të jetë aktivitete ndërtimore sjellë në ballë këtë temë, tarifat e transferimit të gazit dhe mënyra e pagesave se si do të fillojë  dhe të mbarojë ishin tema të  paqarta dhe kjo përbënte  një pengesë për fillimin e pageses së kredise . Megjithatë, anulimi i projektit Rrjedha e Jugut është një shëmbull për të treguar ndikimin politik i cili solli debate në Parlamentin Bullgar të akuzave të partisë në pushtetë kundër ish qeverisë.
Duhet të shihet dhe prapaskena e ndikimit politik të vendimit të Rusisë. Bullgaria është anëtare në Bashkimin Europian dhe si e tillë edhe pse nuk do te paraqitet si e tillë, në emër të  përshtatjes së politikave Europiane i detyrohet  bashkangjitja në sanksionet të BE-së. Në tremujorin e fundit të  2014 -es, BE-ja që ka për qëllim zvogëlimin e varësisë energjetike nga Rusia , duke i ofruar arsye të ndryshme Bullgarisë kishte shtruar  një presion të konsiderueshëm për pezullimin e Rrjedhës së Jugut . Problemet aktuale ekonomike në Bullgari dhe varëshmëria kaloi përballë sfides së BE-së.   Në këtë mënyrë  si një pikë e re e fillimit Rusë, formula ishte, nëse nuk bënë me Bullgarin, atëherë bënë me Greqinë.
 
3-     Nëse mendojm në kontekstin e politikave energjetike të Rusisë, sa mund ti besohet  Vladimir Putin it për  bashkëpunim me Turqinë në projekte të reja të tubacionit, kur dihet  se në fillim të projektin  South Stream la jashtë  lojës Turqinë ?
 
Në fakt , në përgjithësi , çështja para se të vinte në Turqi, ekziston një mosbesim mbi Rusinë, se i lë  në gjysëm rrugë aleatet e saj. Me fjalë të tjera në çështjet ndërkombëtare të Rusëve të qëndrimit në politikën e jashtme është krijuar bindja se, fillimisht Rusia  reziston një kohë kundër Amerikës dhe në këtë mënyrë  rriten diferencën  e pazarllëkut dhe më pas I largohej rezistencës sipas  interesave të tyre për t'u ulur tryezën e negociatave në një pikë të tillë mund ti lenë jashtë lojes aleatët. Qëndrimi në bisedimet bërthamore të Iranit është ndër shembujt që mund të  kujtohët nga e kaluara. 
 
Kjo është përtej atyre të theksuara në media , është një pyetje mjaft me vend që ua mundëson zgjërimin e  perspektives . Fillimisht ta shikojm momentin: Putini  pas marrëveshjes së gjërë të gazit me Kinën , Këshillit të bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes Turqisë dhe Rusisë, do të ndryshojë hartën e energjisë së Evropës në një shkallë të madhe.  Për të shpjeguar hedhjen  në një cep të  Projektit të Rrjedhës së Jugut (South Stream) dhe në vend të saj, shpjegimin se, si do të jap rëndësi Projektit  ( Blue Stream) sëbashku me Turqinë.. 
Edhe pse nuk kishte ndonjë  siguri përfundimisht  ishte një " propozim " I qartë për Turqinë.
 
Çështjet që ne duhet t’u kushtojmë vëmendje këtu është stili i përdorur gjatë  propozimit në deklaratat e Putinit . Putini kishte përdorur fjalët e përzgjedhura për të lënë të menduar se lojëtari kryesorë është Rusia. Fjalët ishin në kuptim që " litari është në dorën time dhe unë japi  vendimet". Fjalët e Putinit patën rëndësi për Turqinë, e cila kishte përvojën e projektit të anuluar “ Nabucco ", ku u nënkuptua që nga aspekti i një partneriteti të thjeshtë  transit me  Turqinë, Rusia do jetë ketë rol udhëheqës  në këtë drejtim , fjalimi i Putinit mund të kuptohet  si stimulim për Turqinë por dhe si një paralajmërim për Perëndimin. Një tjetër pikë që ne nuk duhet të harrojmë është besimi në mediat. Edhe pse deklaratat e Putinit në mediat ruse " Turqia aleati i ri " në linkun më poshtë  kishte lexime të ndryshme:

 

http://thediplomat.com/2015/01/european-energy-security-and-turkmenistan/

 
Fjala ngjitas“Early last month, Russian President Vladimir Putin announced that South Stream, a proposed gas pipeline from Russia to Europe, ëould be cancelled. One country that could benefit from the cancellation is Turkmenistan”që nënkupton se, mund të anulohet projekti  South Stream ishte shqetësuese, për arsye se kjo o ishte kuptimi më i saktë dhe më racionale nga mediat se sa optimizmi i Turqisë ose, mediat  në kontekstin “wishfull thinking”  mund të interpretojnë se duan të përcjellin  sipas dëshirave që duan disa qarqe  të ndrsyhme.
 
Në  këtë kuptim, duke marrë parasysh kushtet aktuale, ekuivalente me kushtet  e kaluara konjukturale unë nuk e shoh veten time, në mesin a atyre që nguten me orientimet e mediave, por më tepër e shoh vetën në grupin e këshilluesve që deri sa të konvertohen premtimet në marrëveshjë duhet të  kemi kujdes.
 
 Në anën tjetër , me datë  14 janar 2015  në mediat kryesore përmes Bloombergit lajmi, se Rusia ia bëri me dije nënkryetarit të Komisionit Evropian Maros Sefcovic se i gjithë gazi që kalonte nëpërmjet Ukrainës do të orientohet në Turqi dhe konsumatorët evropianë gazin do duhet të blejnë në kufirin Greqi.  Në këtë deklarim Rusia tregoi se ishte e vendosur për këtë qëndrim.
 ( http://ëëë.bloomberg.com/neës/2015-01-14/russia-to-shift-ukraine-gas-transit-to-turkey-as-eu-cries-foul.html )
 
Duhet prekur edhe një aspekt tjetër të çështjes.  Kjo është efekti i natyres së produktit  në politikat totale.
Siç dihet, gazi natyral është energji primare dhe  përdoret siç nxiret, meqënse dendësia  e gazit natyral është më pak se ajri  që nuk ka efekte të drejtpërdrejta helmuese . Mospërmbajtja erë dhe ngjyrë  si dhe  squfur e  tym gazin natyral e bënë mik të mjedisit natyrorë. Përveç kësaj mos krijimi i shllakut  gjatë djegies është e preferuar për shkak të efikasitetit të saj të lartë dhe të qenurit të lirë, bënë të preferueshme. Në këtë  aspekt nuk mund të mendohej të mbetet jashtë  projekteve strategjike  për një produkt  e cila do të shërbejë si për konsum të brendshëm të Turqisë poashtu për pozicionin si shtet tranzit.  Pozicioni i projekteve të  këtilla në politikat e përgjithshme energjetike të Turqisë duhet të vlerësohen në mënyrë holistike, duke marrë parasysh edhe qasjen ndaj energjisë bërthamore.
Tani për tani si Turqia ashtu edhe Rusia janë në kërkim te partneriteteve strategjike dhe në këtë mënyrë oferten e lartë përmendur  mund ta kuptojm si marrëdhënje  interesash simbiotike. Në një anë Turqia shtimin e vlerërs së  pozicionit të saj gjeostrategjik mund ta përdorë si  një  këst në negociatat me Europen dhe në anen tjetër Rusia e cila synon ta frikësoj BE-në që i shtron sanksione  manipulative  gjatë periudhës së tejkalimit të  krizes ekonomike, Shtrohet pyetja ” Nëse nuk zbatohet projekti, si do të  ndikoj kjo politikisht dhe ekonomikisht?” ndonëse nuk  u besojmë plotësisht, duhet  vëmi re se çfarë  mund të fitojmë në periudhën e BE-së në favor të negociatave në marrëdhënje të tillë partneritetit. Natyrisht që kjo nuk nënkupton përdorimin e kartes në ç’do mënyrë sikur “ le të bëhët c’farë do”edhe në rast të dëmtimit të burimeve, në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si një qasje Makiaveliste. Duhet thënë se, për nevojen e krijimit të një rruge që ka plane alternative, duhet vlerësuar risket në mënyrë të arsyeshme  mes  preferencave të levizjes, krijimit të një qëndrimi ose moslevizjes. 
 
Gjatë leximit mes rreshtave të ofertes  dhe të projektit,  përpos alternativës që ti besojmë ose jo Rusisë duhet ta shohim dhe projeksionin e ardhëmërisë së Europës. Në vitin 2018 Bashkimi Europian do filloj të zbatoj politikat e reja energjitike. Sipas standartit të ri Energjitikë, gazi do të mbetet jashtë nevojave të rëndësishme. Profili i prodhimit dhe të konsumit të energjisë Europian  ndryshon shum shpesh prandaj edhe tendenca e konsumit  për arsye  të ndryshme  shkon duke u reduktuar. Prandaj Turqia duhej ta ketë parasysh  edhe këtë periudhë.
 
Në anën tjetër, kur është fjala ti  besohet ose jo Rusisë  brenda projekteve të  këtilla, mos të mendohet se Turqia nuk ka alternativa  të tjera lidhur me importin  dhe  transportin e energjisë. Nga pozicioni gjeografik rajoni përkufızohet me Iranin, Azarbaixhanin, Kirgizistanin ,Irakun, me qeverinë rajonale të Kurdistanit dhe me bazenin e Mesdheut të jugut ku është transporti i energjisë  përmes Turqisë është i pashmangshm. Edhe deklaraten e ministrit  të Energjisë së Turqisë  duhet ta vlërësojm në këtë  kontekst, ku  thotë ” Ne mundemi të bashkëpunojmë  edhe me BE-në edhe me Rusinë  edhe me Kinën kjo, nuk do të thotë se duke e  preferuar njërin shtetë,  të lihet shteti tjetër”.
 
 
4-    Cilat janë pritjet  ekonomike dhe politike të Rusisë ?
 
Rusia  me hapat  e ndërmarrë në  Mesdheun Lindor  arriti të vendosë në plan të parë praninë  e saj. Në fazën e ardhshme  duhet shikuar, se si do të luajnë gurët në Azerbajxhan, Iran , Irak , Izrael , Qipro dhe Turkmenistan. Sikur që e dini, tubacionet  janë mënyra më e sigurt dhe më efikase për transportin  e energjisë  nga burimet  prodhuese në drejtim të qendrave të kërkesës  nëpër  botë. Turqia po në këtë kuptim, ka rëndësi  strategjike për të ngritur urë gjeografike në drejtim të Lindjes së Mesme dhe vendet e Azisë Qendrore, të cilat podsedojnë   përqindje të rëndësishme në rezervat botërore të  naftës dhe gazit natyror. 
 
Tubacionet që kalojnë  dhe do të kalojnë nëpër Turqi janë me rëndësi ndërkombëtare. Nëse shikojmë nga ana gjeopolitike  oferta e re  që ju është bërë Turqisë pas anulimit të projektit Rrjedha e Jugut (South Stream ) nuk mund të flasim për ndonjë mospërputhje meqenëse Rusia  ka për qëllim që të përfitojë nga situata aktuale dhe kjo është e arsyeshme. 
Pritjet  ekonomike  dhe politike duhet ti ndajm në tri faza: pritjet  afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata. Në këtë fazë  Rusia do caktojë  qëndrimin e saj  karshi  perëndimit për tejkalimin e krizës në periudhen afatshkurtër dhe meqenëse ky qëndrim kapër qëllim shtrirjen e ndikimit Rusë në rajon,mund të them se mund të konsiderohet si pritje ndikimi i saj. Megjithatë, nuk duhet mbyllur syt karshi shqetësimit të Rusisë, se si do të sigurojë fondet për tubacionin e cila do të kalojë në mes detit, kur iu thellua  kriza për shkak të sanksioneve të Perëndimit dhë rëmjes së çmimeve të naftes.
 
5-    A ka pritje të lartë se të kontribuojë në ekonominë Turke, projekti i linjes së re të tubacionit që pritet të kalojë nëpër Turqi ?
 
Janë në zhvillim të pandërprerë  teknologjitë  energjetike pa karbon me zero emisione. Megjithatë, të gjitha studimet  duke përfshirë dhe Protokollin e Kiotos, mbeten në klasë sepse në  Evropë  madje në gjithë  botën në sistemet ekonomike meqënse e cila bazohet në konsumumin e burimeve deri në fund.
 
Lakmia dhe ambiciet imperialiste drejt vendeve të energjisë që nevojitet për të gjitha aktivitetet jetësore nga prodhimi  në konsumim e lëndëve djegëse  fosile, pengojnë  fokusimin  në burime të ripërtëritshme me emisione  jo-karbone. Por përsëri ka peshë ç’do hap i hedhur në këtë procesë. Më lartë në pyetjen e 3-të  tema që preka pikrisht  ishte kjo.
 
Duhet  të vlerësohen mire projeksionet si aktualet ashtu edhe ato  të ardhmet. Kur të fuqizohen politikat  e reja energjitike të BE-së në vitin 2018  duhet vlerësuar që ky projekt  në detaje, ka ndikimin e saj në bilancin e pagesave të Turqisë si dhe të parashihet fitorja  politike.  Zhvillimi i qëndrueshëm, energjite e ripërtëritshme dhe "Ekonomia e Karbonit të ulët" mund të ngacmojë shumë ndryshim.  Aktualisht në Europe  60%  i gazit natyrale  shfrytëzohet  në ngrohjen e shtëpive. Nëse përjashtohet çështja e ngrohjes atëherë gazi do të përdoret vetëm në Industri dhe prodhim dhe do të reduktohet dukshëm nevoja  e gazit.

http://ëëë.erec.org/policy/eu-policies/implementation-of-the-res-directive.html

 
Nga ana tjetër varësia në  Rusi mund të reduktohet ose, mund të rritet në ditët në vijim. Kjo, nuk mund të   parashikohet  nga sot, sepse ajo do të përcaktohet prej zhvillimeve ekonomike, si rezultat i zhvillimeve politike .   Projekti Blue Stream mes Turqise dhe Rusisë, edhe pse shihet si rival i projektit  TANAP, hap rrugën për  vazhdimin e projektit me  Azerbajxhanin. 
 
Dikur "Netback" ishte si shprehje e një modeli që mund të sigurohej gazi i lirë nga industrialistët Turq, dhe një formulë që do të sjell te  zgjidhja e deficitit të llogarisë korente.  Avantazhi i të qenurit afër  burimit mundësonte blerjen e gazit me çmim të lirë dhe mundësinë që do të përfitonin avantazhe të kostos së prodhimit industrialistet Turk karshi Europes, mirëpo ky projekti Nabucco që ishte anuluar  jemi të vetëdijshëm se në thelb ishte një projekt Amerikan. Prandaj, çështje të tilla ku do të shqyrtohej kontributi në ekonomin, duhet gjithashtu të merren në konsideratë .
 
6-    A mund të themi se, në kontekstin e anulimit të këtij projekti dhe për t'u dhënë kuptim në pikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Realizmi është rikthyer  fuqimisht ?
 
Mund t'i referohemi një lloj realizmit, në drejtim të gjetjes në qendër pushtetit të politikave ndërkombëtare. Realiteti i ri prej mjedisit dy polar në kalim të një bote unipolare po shkon së bashku me strategjinë afatgjate me një shpejtësi dhe reflektime të unitetit në kohët postmoderne, për të rezistuar dominimin e hegjemonisë perëndimore i cili po bëhet më i dukshëm dita ditës. 
 Putini, në fjalimin e tij në një institucion të  mendimit (think tank)  thoshte se, “rendi i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore ishte një " skemë marrëveshjesh " por Shtetet e Bashkuara, pas Luftës së Ftohtë  për një sistem të ri po japin parim shtypëss dhe kjo është e papranueshme”
 Sot ne mund të themi se qëllimi i shtetëve  që rezistonin kundër vendeve perëndimore është që përmes marrëveshjeve të ofrohej mundësia e krijimit të një rendi të ri . Nuk nevojitet të jemi imagjinar se çdo shtetë që do të marë pjesë në ndërtimin e këtij projekti, duhet  ta zhvillojë një strategji domosdoshmërisht ku mund t’ia imponon fuqinë e saj palës tjetër. 

 

 

        H.Çiğdem YORGANCIOĞLU

http://www.cigdemyorgancioglu.org



Ky studim, është përgaditur enkas  nga H.Çiğdem Yorgancıoğlu, për  pyetjen/t   e  projektit  me titull  ” Pse është anuluar projekti  (South Stream ) Linja Jugore pas 7 viteve ? ”  lënda: Metedologjia e Hulumtimeve dhe Analizave Politike- Universiteti  i  Prishtinës/ Politikat Ndërkombëtare, Programi Mastër.

Të drejtat  autoriale

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Të gjitha të drejtat autoriale i takojnë H.Çiğdem Yorgancıoğlu, e cila e ka realizuar këtë  analizë. Puna specifike në bazë të pyetjeve të projektit  me titull ” Pse është anuluar projekti  (South Stream ) Linja  Jugore”  lënda: Metedologjia e Hulumtimeve dhe Analizave Politike- Universiteti  i  Prishtinës/ Politikat Ndërkombëtare, Programi Mastër. Në bazë  të ligjit me numër 5846  të pronësisë intelektuale dhe artistike,  Pronarja e projektit  Esma Bunjaku dhe ekipi I projektit të cilin e  autorizon,  kanë të drejten  e shpërndarjes  së  kësaj vepre, në gjuhen  Turke ose Shqipe. 
  

Comments